Site icon Telegrafi

Pogba vazhdon ta thumbojë Mourinhon: Me Solskjaerin gjithçka më e lehtë

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 30: Paul Pogba of Manchester United celebrates as he scores his team's second goal during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on December 30, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Paul Pogba ka folur edhe një herë për kënaqësinë që po ndjenë tani duke luajtur te Manchester United.

Sipas tij, tani skuadra e di se çfarë formacioni luan dhe se United po zhvillon futboll më sulmues.

“Tashmë vijmë më një tjetër stil lojë, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne”.

Paul Pogba (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Me pak fjalë, kemi një skemë të mirëpërcaktuar. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë”.

Manchester United me trajnerin e ri ka marr 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Pogba ka shënuar katër  gola dhe ka dhënë pesë asistime në pesë ndeshje sa ka luajtur me norvegjezin.

Lexo po ashtu Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t'i kthehet punës

“Jemi optimistë tanimë që po rigjejmë veten, duke iu afruar akoma më shumë ekipeve kryesueseve”.

Romelu Lukaku e Paul Pogba (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj”, ka thënë Pogba.

United tani ka pikë të barabarta me Arsenalin nga 41 që është në pozitën e pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version