Telegrafi

Pogba u tregon familjarëve vendimin e tij për të ardhmen me Man Utd

Mesfushori francez, Paul Pogba dëshiron të qëndrojë edhe më tutje me klubin anglez, Manchester United.

Kontrata e Pogbas me Djajtë e Kuq përfundon në fund të sezonit dhe emri i tij ka ngjall interesim nga Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe ish-klubi i tij Juventusi.

Megjithatë, mesfushori i fuqishëm thuhet se ndarë mendjen për të ardhmen e tij me klubin anglez.

Lexo po ashtu McManaman mbështet Real Madridin për transferimin e Pogbas

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Pogba tani po favorizon qëndrimin në Old Trafford, edhe pas verës 2021.

Mesfushori dhe agjenti i tij, Mino Raiola, ende nuk kanë rifilluar bisedimet për kontratën e re me Unitedin, por ai u ka thënë familjarëve të ngushtë se tani dëshiron të qëndrojë.

Ndryshe, Pogba mbetet lojtari me më shumë asistime në Ligën Premier këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/