Site icon Telegrafi

Pogba u dërgon mesazh tifozëve të Manchester United

Paul Pogba pësoi një dëmtim të rëndë gjatë grumbullimit me Francën në detyrë ndërkombëtare, një lëndim që do ta përjashtojë atë deri në vitin 2022.

Mesfushori, gjatë një stërvitje me kombëtaren, pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë, i cili do ta pengojë të luajë për dy muajt e ardhshëm, mes një krize të rëndë për Manchester United .

Megjithatë, Pogba ka dërguar një mesazh pozitiv për tifozët e Manchester Unitedit.

Lexo po ashtu Lëndimi i Pogbas duket serioz, pritet një mungesë prej 10 javësh

“Siç mund ta shihni, u lëndova pak, shpresoj se nuk është shumë keq”, ka thënë fillimisht Pogba në një video të shkurtër të postuar në Instagram.

“Unë do të bëj ndoshta një skanim tjetër këto ditë për të parë sa keq është. Ne jemi këtu, por do të kthehemi të fortë, ju tashmë e dini”.

“Ne nuk e humbim besimin, nuk e humbim atmosferën pozitive. Vazhdoni të buzëqeshni, gjithçka ndodh për një arsye, ne jemi ende të bekuar dhe do të kthehemi dhe do të vazhdojmë. Kështu është”.

“Faleminderit sërish për mbështetjen, gjithë dashurinë, Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe do të kthehemi së shpejti”, mbyll shkrimin e tij francezi.

A i ka ardhur fundi karrierës së Pogbas te United?

Pavarësisht pozitivitetit të Pogbas, besohet se lëndimi i tij i fundit mund të nënkuptojë se ai nuk do të luajë më për Unitedin.

Kontrata e francezit skadon në verën e vitit 2022, dhe për këtë arsye United do të jetë i hapur për ta shitur atë në janar para se të kthehet nga lëndimi. /Telegrafi/

Exit mobile version