Telegrafi

Pogba tregon arsyen se pse Mourinho është ‘Special One’

Paul Pogba ka thënë se  Jose Mourinho e meriton nofkën ‘The Special One’, pas trofeve të fituar që në vitin e parë me Manchester Unitedin.

United e ka fituar EFL Kupën dhe Ligën e Evropës, ndërsa Pogba është në sezonin e tij të parë pas largimit nga Juventusi.

“Ai është ‘The Special One’ pasi ai fiton”.

“Nganjëherë ai bën gjëra ekstreme.  Kundër Chelseat, ai e ndryshoi vendosjen taktike pak para ndeshjes. Kurrë nuk e kishim stërvitur më parë, po doli mirë. Kjo është speciale”.

“Ai i ka fituar tre trofe në vitin e tij të parë, kjo është speciale. Ai e meriton këtë nofkë”.

“Ai është një menaxher që është shumë i afërt me lojtarët”.

“Personalisht, ai më ka uruar mirëseardhje. Ai më beson dhe më mbron. Kjo është ajo çfarë lojtarët kanë nevojë”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/