Telegrafi

Pogba tenton ta bindë Griezmannin

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, dëshiron që Paul Pogba ta bindë sulmuesin e Atleticos, Antoine Griezmann që të kalojë në Old Trafford.

Daily Telegraph raporton se Pogba i cili kaloi në Old Trafford nga Juventusi këtë verë vazhdimisht po tenton që të bindë ish-lojtarin e Real Sociedadit.

Griezmann i cili shënoi 22 gola për ekipin e drejtuar nga Simeone këtë sezon, ka një klauzolë që raportohet të jetë prej 90 milionë eurosh.

Trajneri i Atleticos, Simeone, pranoi se ai nuk do të qëndronte në rrugë nëse 26 vjeçari do të kërkonte largimin. /Telegrafi/