Paul Pogba është shumë afër nënshkrimit të kontratës së re te Manchester United, por ende po i bisedojnë disa detaje.
Mesfushori francez ishte shumë afër të kalonte në verë te Real Madridi, por në fund lëvizja e tij nuk u materializua dhe vendosi të qëndronte në ‘Old Trafford’.
Duke parë dëshirën e madhe që të largohet nga klubi, Djajtë e Kuq duan ta blindojnë 26-vjeçarin me një kontratë të majme.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Unitedi është i gatshëm që t’i ofrojë një pagë të lartë francezit, mirëpo ky i fundit ka një kërkesë edhe më të lartë.
Kampioni i Kupës së Botës i ka bërë me dije skuadrës angleze se i dëshiron 650 mijë euro në javë, në mënyrë që ta nënshkruajë marrëveshjen e re.
Kjo pagë do ta bënte Pogban në mesin e lojtarëve më të paguar në botë dhe lojtarin më të paguar në Ligën Premier. /Telegrafi/