Franca e ka larguar nga lista Paul Pogban për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi mesfushori i Manchester United rezultoi pozitiv për COVID-19.
Ka qenë përzgjedhësi Francës, Didier Deschamps, që e ka konfirmuar lajmin.
Pogba do të humbasë ndeshjet kundër Suedisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve, më 5 dhe 8 shtator.
Pogba është zëvendësuar në skuadrën e Deschamps nga mesfushori i Rennes, Eduardo Camavinga.
Pozitiv ka dal edhe Tanguy Ndombele i Tottenham Hotspur që po ashtu do t’i humbas ndeshjet. /Telegrafi/