Paul Pogba e ka nisur për mrekulli edicionin e ri me Manchester Unitedin në Ligën Premier.
Mesfushori francez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku pas katër ndeshjeve të para në Angli ka vendosur një rekord të ri.
Pogba nuk ka arritur ende ta gjej golin këtë vit në Ligën Premier, por për asistime ai ka thyer rekord.
28-vjeçari ka kompletuar shtatë asistime për bashkëlojtarët në këto katër sfidat e para, që është rekord absolut.
Opta ka zbuluar se asnjëherë deri më tani në histori të Ligës Premier një futbollist nuk ka arritur t’i bëjë shtatë asistime për katër ndeshje.
10 – Paul Pogba is the only player to have recorded as many as 10 assists in the Premier League in 2021, while his seven assists in Man Utd's opening four games is the most any player has registered in the first four matches of a Premier League season. Creator. pic.twitter.com/J1L9ZK1nrM
— OptaJoe (@OptaJoe) September 11, 2021
Vetëm në xhiron e parë ndaj Leeds United, Pogba bëri katër asistime, derisa asistoi edhe ndaj Southampton si dhe në ndeshjen e fundit ndaj Newcastle bëri dy asistime në golat e Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard.
‘Djajtë e Kuq’ e kanë nisur për mrekulli këtë edicion në Ligën Premier, ku në katër ndeshjet e para kanë marrë 10 pikë. /Telegrafi/