Paul Pogban më në fund ka vendosur që të flet për të ardhmen e tij te Manchester United.
Mesfushori francez ka kohë që lidhet me një largim nga Old Trafford, derisa tani ka thyer heshtjen dhe ka folur vetë.
Fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ata që nuk janë në dijeni me rrethanat, duke duhet asesi të reagojnë, pasi ai i ka gjërat e qarta.
“Gjithmonë kam luftuar për Manchester Unitedin, për bashkëlojtarët dhe fansat. Bla Bla nuk është me rëndësi”, ka shkruar Pogba.
“E ardhmja është larg, sot është më e rëndësishmja dhe jam 1000% i përfshirë! Gjithmonë bashkë të fortë..e gjitha është sqaruar mes meje dhe klubit dhe asnjëherë nuk do të ndryshojë”.
“Nëse nuk e dini çfarë flitet nga brenda, atëherë mos flisni”, ka shkruar francezi.
Duket se Pogba ka hedhur në ujë deklaratën e agjentit të Mino Raiola se ai mund të largohet në janar apo në verën e ardhshme nga Djajtë e Kuq. /Telegrafi/