Telegrafi

Pogba me postim në rrjetet sociale dedikuar Mourinhos pas shkarkimit? E fshin pas 10 minutash

Foto: Daily Mail

Dita te Manchester Unitedi filloi me lajmin e shkarkimit të Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit.

Një pjesë e tifozëve iu gëzuan këtij lajmi, ndërsa siç duket në mesin e tifozëve të lumtur ishte edhe lojtari Paul Pogba, për të cilin dihej publikisht se nuk ka raporte të mira me Special Onen.

Pak minuta pasi Djajtë e Kuq njoftuan publikun se kanë shkarkuar 55-vjeçarin, francezi ka postuar në Instagram dhe Twitter një fotografi, e cila duket se ishte dedikim për trajnerin portugez.

Përshkruani këtë“, shkruante në mbishkrimin e imazhit, francezi kështu iu kërkoi tifozëve të komentojnë fotografinë e tij, ku ai jepte një shikim të çuditshëm.

Dhe normalisht që komentet ishin të shumta nga tifozët, kryesisht në drejtim të Mourinhos, ndërsa disa nga ato ishin: “… kur e kupton që trajneri juaj i bezdisshëm është shkarkuar“, “kur kupton se Jose është shkarkuar“.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit të mahnitur nga mënyra se si Mane vendosi Lukakun në pozitë jashtë loje, që në fund rezultoi me anulim goli për Djajtë e Kuq

Gjithsesi ky postim është fshirë pas dhjetë minutash, duke lënë të dyshojmë se ishte një dedikim për Jose Mourinhon.

Vlen të theksohet se trajner i përkohshëm i Man Utd pritet të emërohet Michael Carrick. /Telegrafi/