Didier Deschamps beson se Paul Pogba duhet të performojë në nivele më të larta për kombëtaren e Francës.
Pogba ka pasur një vit frustrues pasi vuajti për të arritur formën më të mirë në nivel të klubeve teksa lidhja e tij me menaxherin Jose Mourinho besohet se është jo aq e mirë.
Deschamps nuk ka dyshime se 25 vjeçari është shumë i rëndësishëm për planet e tij në Botëror, por pranon se Pogba duhet t’i përmirësojë performancat.
5️⃣ games
3️⃣ goals
2️⃣ assists
2️⃣ Man of the Match awardsCongratulations, @PaulPogba, you are #MUFC's Player of the Month for April! pic.twitter.com/xGVgBSkEAY
— Manchester United (@ManUtd) May 4, 2018
“Jo gjithçka ishte e suksesshme, por ai ndihmoi ekipin në fitor”.
“Nuk vë në dyshim potencialin e Pogbas. Nëse e kam ftuar, është sepse është i pazëvëndësueshëm”.
“Unë e di se çka është në gjendje të bëjë ai. Ai duhet ta rrisë nivelin e lojës së tij. Unë kam besim te ai, ashtu sikurse te lojtarët tjerë”, potencoi Deschamps. /Telegrafi/