Paul Pogba pretendon se Manchester Unitedi ‘e njeh Romën’ dhe këmbëngul se Djajtë e Kuq duan të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.
Roma dhe Manchester Unitedi do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi italianët eliminuan Ajaxin në çerekfinale, ndërsa Djajtë e Kuq rrëzuan Granadën.
Ndeshja e parë është në Old Trafford më 19 Prill, ndërsa ndeshja e kthimit është në Romë më 6 maj dhe Pogba i ka paralajmëruar kundërshtarët.
“Ne i njohim Romën dhe e dimë historinë e tyre”, ka thënë fillimisht Pogba për Sky Sport Italia.
“Tani ne do të përballemi, por mezi presim të luajmë ndaj tyre. Qëllimi ynë është ta fitojmë këtë trofe”, përfundoi ylli i Unitedit.
𝐔𝐩 𝐭𝐡𝐞 𝐑𝐞𝐝𝐬! 🔴⚪⚫#MUFC #UEL pic.twitter.com/Vm9kAuD0Ff
— Manchester United (@ManUtd) April 16, 2021
Pogba tashmë ka fituar një herë trofeun e Ligës së Evropës me Manchester Unitedin në sezonin 2016-17 nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk ka shënuar kurrë kundër Romës në karrierën e tij.
Ai luajti shtatë ndeshje kundër Giallorossëve kur ishte një lojtar i Juventusit dhe bëri dy asistime. Pogba ka pesë fitore dhe dy humbje kundër Romës. /Telegrafi/