Paul Pogba ishte edhe shënjestër e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar, mirëpo për arsye të ndryshme klubi nga Etihad nuk e transferoi.
Francezi u kërkua nga klubi anglez që në verën e kaluar, por ia vendosi të qëndronte te Zonja e Vjetër. Mirëpo, duke parë potencialin e tij, rivali nga i njëjti qyteti, Manchester United shpenzoi 110 milionë euro për ta transferuar këtë verë.
Para derbit të madh mes dy klubeve, është bërë një analizë se a do të përshtatej 23-vjeçari në skuadrën e Pep Guardiolas. Përkundër se ai është një prej më të mirë në pozitën ku luan, konsiderohet se nuk i posedon karakteristikat e një lojtari që kërkon strategu spanjoll.
Te Juventusi, Pogba kishte atë që quhet rol i lirë në mesfushë, pasi kishte Claudio Marchision dhe Sami Khediran që e kryenin punën e vështirë për të. Francezi është një mesfushor që luan edhe i tërhequr edhe në sulm, ndërsa te bardhezinjtë e kishte luksin të shkonte përpara.
Guardiola te City transferoi lojtarë, si Claudio Bravo, John Stones, Ilkay Gundogan, Leroy Sane e Nolito, për t’iu përshtatur stilit të tij të lojës. Ai e këshilloi klubin që të mos e blinte Pogban, sepse nuk do të luante në formacionin e tij. Për më shumë, spanjolli kërkon lojtarë me aftësi të lartë të pasimit, gjë që francezi e ka 83 për qind dhe nuk e kënaq atë.
Stili i lojës së Guardiolas me shumë mesfushorë dhe lojtarë anësorë që ndërtojnë sulmin, nuk përfshinte mënyrën se si luan Pogba, prandaj City nuk shpenzoi sa Unitedi për transferimin e tij. /Telegrafi/