Mesfushori i Manchester Unite, Paul Pogba nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Djajtë e Kuq, shkruan The Sun.
Mediat britanike shkruajnë se ylli i skuadrës është i prirur të largohet nga skuadra e pasi nuk arriti të pajtohej me klubin rreth synimeve.
Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.
Pogba ka qenë pjesë e akademisë së Manchester United, ku pastaj u largua duke kaluar katër sezone me Bianconerët.
Ai u kthye në United për shumën e 105 milionë eurove dhe nuk e ka ndërmend të nënshkruajë për më gjatë edhe pse ka ofertë nga klubi.
Pogba ka luajtur vetëm në katër ndeshje për United këtë sezon, ku ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet. /Telegrafi/