Paul Pogba thuhet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.
Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi është i sigurt se do të njoftojë lajmin e mirë në fund të sezonit për rinovimin e kontratës së Pogbas.
Francezi, 27 vjeç, ka pasur një ndryshim në zemër që kur ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi sezonin e kaluar.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka rikthyer atë në ekipin e tij pas rikthimit të futbollit dhe rikthimit të lojtarit nga lëndimi.
Ndërsa Pogba dukej i lodhur dhe bëri disa gabime kundër Southamptonit, njëri prej të cilëve çoi në golin e tyre të parë në barazimin 2-2 të së hënës, por në përgjithësi ka luajtur mirë.
Solskjaer kishte filluar të planifikonte për të ardhmen pa të, por ka vërejtur një ndryshim të vërtetë në qëndrim dhe formë. /Telegrafi/