Manchester United nuk ka mundur ta rikuperojë Paul Pogban për ndeshjen me Manchester Cityn.
Francezi kishte luajtur kundër Burnley dhe Jose Mourinho e ka konfirmuar mungesën e lojtarin për ndeshjen që zhvillohet nesër.
Ndërsa në anën tjetër Ander Herrera do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Mourinho lëndimin e Pogbas e ka lidhur me ndeshjet e shumta që ai i ka zhvilluar deri më tani.
Chris Smalling dhe Phil Jones po ashtu mbeten jashtë, ndërsa Marcos Rojo do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/