Telegrafi

Pogba mund të mbetet te Man Utd, por vetëm me një kusht

Kontrata e Paul Pogba me Manchester Unitedin përfundon këtë verë dhe të gjitha indikacionet deri më tani janë se francezi do të largohet nga Djajtë e Kuq, por tani duket se ai mund të qëndrojë në Old Trafford.

Mesfushori francez ka qenë i paqëndrueshëm që nga kthimi i tij i madh nga Juventusi, dhe me Real Madridin të prirur për ta marrë atë, një largim shihej si rezultati më i mundshëm.

Megjithatë, tani, sipas The Sun, Pogba është i gatshëm të qëndrojë te Unitedi me kusht që trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick të mbetet në krye përtej sezonit aktual.

Lexo po ashtu Pogba dëshiron t’i bashkohet Real Madridit, njofton Manchester Unitedin

Edhe pse gjermani është një figurë përçarëse në zhveshtoren e Unitedit, Pogba thuhet se është një tifoz i madh dhe është i interesuar për rolin e liderit që ish-trajneri i RB Leipzig ka planifikuar për të.

Pogba ende nuk është paraqitur për Rangnick për shkak të lëndimit, por mund të kthehet për ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën Premier më 8 shkurt kundër Burnley.

Se si Rangnick planifikon të vendosë Pogban nuk dihet ende, por ajo që ndodh në fushë nga tani deri në fund të sezonit ka të ngjarë të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e tij. /Telegrafi/