Jose Mourinho beson se Paul Pogba është mesfushori më i mirë në botë dhe është i bindur mesfushori i Manchester United mund të sfidojë për ‘Topit e Artë’ në të ardhmen.
Mesfushori francez ka filluar të gjej me të vërtetë vetën në Old Trafford dhe dhuroi një performancë mjeshtërore ndaj Sunderlandit në fitoren 3-1.
Mourinho ka qenë i impresionuar me progresin e 23-vjeçarit në Angli dhe mendon se është perceptimi se ai ka nevojë për të shënuar gola për t’u bërë më i mirë, por është i sigurt Pogba do të përmirësohet, dhe është i bindur se tashmë francezi është mesfushori më i mirë në botë.
“Nëse ndryshohet perceptimi, Paul mund të fitojë atë [Topin e Artë], sepse Pauli nuk është një golashënues, ai është një mesfushor”, ka thënë ‘Special One’ për SFR, përcjell Telegrafi.
“Ky do të shënojë gjithnjë e më shumë gola. Sepse unë mendoj se ai ka kushte për të shënuar gola. Por Pauli është një lojtar mesfushe. Sipas mendimit tim, më i miri. Futbollisti më i mirë i mesfushës në botë”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/