Telegrafi

Pogba me mesazh për lojtarët e Francës para gjysmëfinales ndaj Marokut

(Foto: Instagram/paulpogba)

Paul Pogba e ka publikuar një mesazh mbështetjeje për bashkëlojtarët e tij te Franca para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Marokut.

Mesfushori i Juventusit nuk ka mundur t’i ndihmojë Les Bleus në Kampionatin Botëror, pasi iu nënshtrua operacionit në gju në fillim të muajit shtator për të zgjidhur një problem shëndetësor, nga i cili vuante një kohë të gjatë.

29-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme në triumfin e Francës në vitin 2018 në Rusi dhe padyshim që e vuan mospraninë në Katar.

Në një video-bisedë me mikun e tij, Kingsley Coman, Pogba e ka shprehur mbështetjen për përfaqësuesen e tij.

“Të bashkuar! Jam me ju. Jua ofroj gjithë fuqinë time. Të gjithë fuqinë time për këtë grup. Ky është grupi im, këta janë lojtarët e mi!”, ka thënë mes tjerash futbollisti.

Nesër (e mërkurë, 14 dhjetor) me fillim nga ora 20:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Kampionatin Botëror ndërmjet Francës dhe Marokut. /Telegrafi/