Site icon Telegrafi

Pogba mbron Evran: Ai është djalë i artë, unë e quaj ‘xhaxha Pat’

Paul Pogba i ka dal në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Patrice Evra, pas largimit të tij nga Marseille pas problemeve me tifozë dhe e ka cilësuar atë si një “djalë të artë”.

36-vjeçari e pa kontratën e tij të shfuqizohet nga Marseille në fillim të nëntorit pas goditjes që i bëri një tifozi të skuadrës para ndeshjes së tyre në Ligën e Evropës kundër Vitoria Guimaraes.

Evra u përball me kritika të rënda në prag të incidentit dhe ende nuk ka gjetur një klub të ri, por Pogba këmbëngul se bashkëlojtari i tij te Franca është një karakter i madh që sakrifikon veten për ata që ka përreth.

Lexo po ashtu Evra sikurse Cantona, shqelmon tifozin në fytyrë (Foto/Video)

“Imazhi që ai kishte përpara problemeve nuk ishte i mirë, por ai është me të vërtetë një djalosh i artë”, ka thënë fillimisht mesfushori i Manchester United për SFR Sport.

Evra është i dashur për të gjithë, por jo edhe për tifozët! (Getty Images)

“Ai me të vërtetë ndihmon ekipin dhe stafin, ai është prapa nesh”.

“Edhe në bankë, ky është një person që do të inkurajojë të gjithë, një person që iu fol shumë futbollistëve në dhomën e zhveshjeve , për t’i inkurajuar ata”.

Lexo po ashtu Cantona sulmon Evran: Nuk është si unë, askush nuk flet për të!

“Ky është një nga lojtarët që i shtyn përpara lojtarët duke thënë: ‘Bëni më mirë se unë, nuk dua të zgjidhem, le të luajnë të rinjtë për të përparuar'”.

“Ai është një lider i vërtetë, një vëlla i madh për të gjithë, “xhaxha Pat”, ashtu siç e quaj unë, ai është xhaxhai për të gjithë”, përfundoi Pogba. /Telegrafi/

Exit mobile version