Paul Pogba ka folur me elozhe për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.
Kombëtarja e Francës ka fituar ndaj Argjentinës me rezultat 4-3 në ndeshjen e 1/8-tës në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Kjo fitore e dërgon Francën në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Botëror, ku do të ndeshet me Uruguain që mposhti 2-1 Portugalinë.
Lojtari më meritor në këtë fitore të Gjelave ishte pikërisht sulmuesi Mbappe, i cili shënoi dy gola dhe nxori një penallti që u konkretizua nga Antoine Griezmann.
Pas paraqitjes mahnitëse të Mbappes, ishte Pogba, i cili foli fjalë të mëdha për të duke e cilësuar edhe më të talentuar se vet ai.
“Kylian ka shumë më tepër talent se sa unë”, ka thënë fillimisht Pogba pas ndeshjes.
“A po shihni se çfarë po bën në moshën e tij? Jo, unë kurrë nuk e kam pasur talentin e tij”.
“Ai ka shumë shpejtësi … ai është sulmues, nuk mund të krahasohet me mua”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/