Site icon Telegrafi

Pogba: As lojtarët nuk po mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi kundër Hotspur

Paul Pogba pranon se lojtarët janë të shokuar pas humbjes kundër Tottenham Hotspur.

Mesfushori francez beson se Djajtë e Kuq e kanë merituar një rezultat më pozitiv duke marrë parasysh se në pjesën e parë kishin dominuar.

Mauricio Pochettino gjatë ndeshjes kundër Manchester Unitedit (Getty Images)

Manchester United pësoi humbje para shikuesve të vetë me rezultat të thellë 3-0 kundër “Gjelave”.

“Edhe ne nuk po mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi. E filluam ndeshjen me të vërtetë mirë, por pranuam dy gola në gjysmën e dytë”.

“Është e çuditshme, ishim të vendosur, filluam mirë dhe në fund humbëm 3-0. Ne duhet të vazhdojmë, nuk shqetësohemi për rezultatin, duhet të punojmë. Ne jemi Manchester United dhe nuk do të heqim dorë nga asgjë”, tha francezi.

Lexo po ashtu Mourinho: Nuk pësuam nga pikëpamja strategjike, as taktike, por në fund humbëm

Gjersa trajneri Jose Mourinho refuzoi të fliste keq për lojtarët e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se ata nuk pësuan humbje në pikëpamjen taktike, ndërsa i ka lavdëruar edhe tifozët e klubit.

Ndryshe, United ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë si mysafirë ndaj Burnleyt. /Telegrafi/

Exit mobile version