Telegrafi

Pogba krenar me rolin te Juventusi

“A jam i befasuar që kam luajtur kaq shumë? Po dhe jo. Përfundimisht është ajo që kam dashur. U largova nga Manchester United për të luajtur dhe kjo po ndodh te Juventusi”, ka thënë Pogba.

Mesfushori i qendrës së fundi pushtoi lajmet kryesore me dy gola të mahnitshëm në fitoren 4-0 ndaj Udinese.

“Ishin gola të shkëlqyeshëm, por një karrierë nuk guxon të mbështetet vetëm në to. Ju duhet të vazhdoni ta dëshmoni veten”, ka shtuar lojtari. /Telegrafi/