Telegrafi

Pogba kërkon rrogë javore sa të Sanchezit

E ardhmja e Paul Pogbas është vënë në pikëpyetje te Manchester United.

Mesfushori francez ka luajtur këtë sezon në 18 nga 30 ndeshjet e Ligës Premier për Djajtë e Kuq.

Jose Mourinho mendohet të jetë i vetëdijshëm se Mino Raiola ka filluar të kërkojë rritje të pagës për klientin e tij dhe ky besohet se është çelësi kryesor për paraqitjet e dobëta të lojtarit.

Pas transferimit të Alexis Sanchezit nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit e bëri atë lojtarin më të paguar në Old Trafford.

Raiola tashmë thuhet se i ka kërkuar një rritje page drejtuesve të skuadrës angleze duke i barazuar
me të Sanchezit, i cili fiton rreth 170 mijë euro në javë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë rritje të pagës apo largimit të francezit për të dytën herë nga United.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 49 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola në të gjitha garat për Manchesterin. /Telegrafi/