Telegrafi

Pogba kërkon atletet që i ishin vjedhur para shumë vjetëve

Paul Pogba sot është një nga figurat kyçe të firmës së veshjeve sportive “Adidas”.

Ekstravaganca dhe dëshira për t’u veshur mirë e ka karakterizuar gjithmonë, çka e konfirmon edhe vetë francezi nëpërmjet një historie.

“Kur fillova të fitoja paratë, e para isha 18 vjeç dhe menjëherë bleva dy palë këpucë shumë të shtrenjta të markës ‘Loboutin’.

“Isha aq i tronditur me shumën e shpenzuar sa nuk dola një muaj nga shtëpia dhe i premtova vetes se nuk do të blija më këpucë aq të shtrenjta. Kur shkova në Itali m’i vodhën së bashku me disa orendi të tjera. I bëj apel hajdutit që të më kthejë vetëm këpucët, mund të mbajë çdo gjë tjetër që më mori”. /Telegrafi/