Ylli i Juventusit, Paul Pogba, është përjashtuar nga Kupa e Botës që zhvillohet në Katar për shkak të lëndimit.
Mesfushori 29-vjeçar u rikthye te Bianconerët në verë si një transferim i lirë, por ende nuk është paraqitur në një ndeshje zyrtare për Zonjën e Vjetër, duke u përballur me një lëndim në gju menjëherë pas mbërritjes së tij.
Pogba iu nënshtrua një operacioni të meniskut në fillim të shtatorit dhe që nga ajo kohë ka punuar ngadalë për rikuperimin e tij, por pësoi një pengesë gjatë stërvitjes në Continassa javën e kaluar.
Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Pogba tani është përjashtuar nga Kupa e Botës që fillon nga 20 nëntori në Katar, me Juventusin që ka njoftuar se ai do të duhet të vazhdojë rikuperimin e tij pas një radiografie në gju.
Dje u raportua se mesfushori francez kishte pësuar një lëndim muskulor dhe do të ishte jashtë fushës për të paktën 15 ditë, që do të thotë se ai nuk do të jetë i aftë për t’u bashkuar me kombëtaren e Didier Deschamps për turneun. /Telegrafi/
.@juventusfc, infortunio #Pogba. Il centrocampista salterà i #Mondiali di #Qatar2022 https://t.co/F0T5VACEx4
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 31, 2022