Franca është finalistja e dytë e evropianit të futbollit.
Francezët triumfuan kundër Gjermanisë me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Euro 2016.
Shkodran Mustafi u fut në fushë në pjesën e dytë pas lëndimit të Jerome Boateng, transmeton Telegrafi.
Por, duket se mbrojtësi shqiptar nuk ishte në ditët e tij dhe kjo dëshmohet edhe një dyluftim me Paul Pogban.
Ky i fundit ia humbi topin mbrojtësit të Valencia në momentin që Mustafi u mundua t’ia rrëmbej.
Kujtojmë se në finale francezët do të takohen me Portugalinë, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të dielën në Saint Denis me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/