Site icon Telegrafi

Pogba ia dorëzon Ibrahimovicit çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ (Video)

Manchester Unitedi shënoi fitoren e dytë në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka mposhtur 2 -0 Southamptonin, me dy gola të shënuara nga Zlatan Ibrahimovic.

Në këtë ndeshje për Unitedin debutoi edhe Paul Pogba.

Pas ndeshjes, Pogba dhe Ibrahimovic dhanë deklaratë për ‘SkySports’, ku nuk munguan edhe momentet qesharake.

Është Ibrahimovic që me shaka kritikon Pogban për një pasim që ky i fundit se ka bërë gjatë ndeshjes.

Lojtari i ndeshjes u shpall Zlatan Ibrahimovic dhe trofeun ishte pikërisht Pogba ai që ia dhuroi.

https://www.youtube.com/watch?v=xAcT3L7PLKk

Exit mobile version