Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, thotë se ai gjithmonë do të japë më të mirën për klubin pavarësisht se “çka po ndodh”.
Pogba barti shiritin e kapitenit dhe shënoi një penalti në një paraqitje mbreslënëse teksa United hapi sezonin në Ligën Premier me një fitore në shtëpi ndaj Leicesterit.
“Unë do të jap gjithmonë më të mirën, pa marrë parasysh çka po ndodh”, u shpreh Pogba në një postim në Instagram.
🥁 Our first #MUFC Man of the Match winner in the @PremierLeague this season…
🥇 @PaulPogba! 🥇 pic.twitter.com/EWdQqCW2NJ
— Manchester United (@ManUtd) August 10, 2018
Paul Pogba ka pranuar se ai nuk është në formën më të mirë pas Kampionatit Botëror, ku triumfoi me Francën.
Që prej asaj kohe ai është lidhur me një kalim te Barcelona. /Telegrafi/