Site icon Telegrafi

Pogba gjithmonë shkon me vonesë në stërvitje

Paul Pogba, i cili u transferua në verë tek Manchester United për një shifër rekord, nuk po shfaq një formë të mirë me “Djajtë e kuq”.

Shoku i tij i skuadrës, mesfushori me tipare sulmuese Jesse Lingard, ka zbuluar arsyen e formës së dobët që po kalon francezi.

Lingard ka thënë se “Pogba gjithmonë shkon me vonesë në qendrën stërvitore ‘Carrington’” dhe për këtë ai këshillon që francezi të blejë një orë, transmeton Telegrafi.

Francezi mund të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë, por performanca e tij ka lënë për të dëshiruar gjatë këtyre muajve në “Old Trafford”, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Ndryshe, francezi 23-vjeçar kaloi në radhët e skuadrës angleze prej Juventusit për një shumë prej 105 milionë euro, ndërsa deri më tani 23 paraqitje duke shënuar edhe katër gola. /Telegrafi/

Exit mobile version