Telegrafi

Pogba gjithmonë e më larg Manchester Unitedit

during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Sevilla FC and Manchester United at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 21, 2018 in Seville, Spain.

Janë bërë më pak se dy vite prej se Juventusi e kishte shitur Paul Pogba për rekord botorë në atë kohë te Manchester United.

Sipas The Mirror, Pogba vetëm ka filluar të mendojë për një të ardhme të re, ku disa klube evropiane janë vënë pas tij.

Kjo pasi marrëdhëniet e lojtarit me trajnerin Jose Mourinho nuk janë si në fillim.

Francezi duke lëshuar fushën i lënduar

Pogba ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 82 ndeshje me ‘Djajtë e Kuqtë’, që kur kaloi nga Juve për 110 milionë euro në gusht të vitit 2016.

Francezi tashmë nuk po shihet si zgjedhje e parë për formacionin  startues nga trajneri Jose Mourinho dhe kjo ka trazuar ujërat.

Pogba ishte zëvendësues në ndeshjen ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve  që u mbyll 0-0.

Paul Pogba i Manchester United. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Për Pogban tash e një kohë interesim ka shfaqur Real Madridi.

Francezi pritet që të ftohet nga Franca për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi. /Telegrafi/