Janë bërë më pak se dy vite prej se Juventusi e kishte shitur Paul Pogba për rekord botorë në atë kohë te Manchester United.
Sipas The Mirror, Pogba vetëm ka filluar të mendojë për një të ardhme të re, ku disa klube evropiane janë vënë pas tij.
Kjo pasi marrëdhëniet e lojtarit me trajnerin Jose Mourinho nuk janë si në fillim.
Pogba ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 82 ndeshje me ‘Djajtë e Kuqtë’, që kur kaloi nga Juve për 110 milionë euro në gusht të vitit 2016.
Francezi tashmë nuk po shihet si zgjedhje e parë për formacionin startues nga trajneri Jose Mourinho dhe kjo ka trazuar ujërat.
Pogba ishte zëvendësues në ndeshjen ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve që u mbyll 0-0.
Për Pogban tash e një kohë interesim ka shfaqur Real Madridi.
Francezi pritet që të ftohet nga Franca për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi. /Telegrafi/