Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, u ka thënë shokëve të ekipit se ai është i përgatitur të largohet nëse menaxheri Jose Mourinho e e përshkallëzon edhe më tej situatën mes tyre.
‘Lufta’ mes trajnerit portugez dhe mesfushorit francez nuk pritet të përfundojë, por dita ditës vetëm se po rritet.
Të dy, sikurse Mourinho, ashtu edhe Pogba janë të pakënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ngurruar të kritikohen mes vete në daljet e tyre publike.
Megjithatë, njëri nga ta mund të largohet shumë shpejt nga Old Trafford dhe nëse ai nuk është Mourinho, atëherë Pogba do të shikojë situatën e tij.
Sipas mediumit anglez The Mirror, Pogba i ka thënë shokëve të tij te Unitedi se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij ndaj menaxherit Mourinho.
Pogba reagoi negativisht për heqjen e shiritit të zëvendës-kapitenit dhe i tha shokëve të ekipit se ai është i gatshëm të shkojë më tej nëse Mourinho nuk tërhiqet.
Mesfushori francez thuhet se është i gatshëm të deklarojë se nuk është i gatshëm të luajë nën urdhrat e Mourinhos, nëse është e nevojshme.
Kështu, dimri në klubin e madh anglez pritet të jetë i nxehtë pasi do të sqarohet shumë gjëra, për të kaluar klubin në binar pas rezultateve negative. /Telegrafi/