Paul Pogba ndihet i entuziazmuar për përballjen e tij ndaj vëllait, Florentin.
Manchester United është ndeshur me skuadrën francez, Saint-Etienne, në kuadër të Ligës së Evropës, takim këtë që e fituan ‘Djajtë’ me rezultat 3-0.
Por, për dikë ky nuk ishte vetëm një takim i thjeshtë, pasi luajti kundër vëllait të tij në një garë evropiane dhe kjo e bën shumë të veçantë, transmeton Telegrafi.
Është mesfushori francez, Paul Pogba, i cili luajti ndaj vëllait të tij, Florentin, dhe këtë e ka cilësuar si dicka magjike, teka ndihet shumë i gëzuar që karriera e tij ka ngritje.
“Është diçka magjike për të luajtur kundër Florentin. Unë thjesht nuk mund ta besoja kur e pashë. Jam gëzuar shumë për atë”, ka thënë ‘Pogboom’. /Telegrafi/