Site icon Telegrafi

Pogba emëron Conten dhe ish-sulmuesin e Liverpoolit si disa nga njerëzit që i ndihmuan në karrierë

Paul Pogba ka emëruar ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe Chelseat, Nicolas Anelka, dhe aktualisht trajnerin e Bluve, Antonio Conte, si dy nga personat që kanë pasur më së shumti influencë në karrierën e tij.

Francezi nuk ka harruar të përmend edhe disa legjenda të Djajve të Kuq, por gjithsesi ai befasoi me disa emra.

Nicolas Anelka duke festuar golin ndaj Birmingham City me fanellën e Liverpoolit

“Ndoshta mund të  befasoheni, por Nicolas Anelka, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Ferguson dhe Antonio Conte”, ka thënë Pogba për MUFC TV, i pyetur se kush kishte ndikim në suksesin e tij.

“Këta njerëz më kanë ndihmuar shumë të arrij këtu ku jam”, ka shtuar francezi.

Anelka ndoshta është zgjedhja më befasuese pasi ish-ylli i Juves kurrë nuk ka luajtur me atë dhe karriera e të dyve ka disa vite diferencë. /Telegrafi/

Exit mobile version