Site icon Telegrafi

Pogba e lavdëroi Solskjaerin dhe e kritikoi Mourinhon, përgjigja epike e portugezit ndaj francezit

Jose Mourinho sa ishte në Manchester United nuk ka pasur një raport të mirë me yllin francez Paul Pogba.

Tekniku portugez është nga ata trajnerët që dëshiron t’i ulë futbollistët e tij dhe të vendos vet rregullin në klub.

Megjithatë largimi i tij nga Djajtë e Kuq si duket ka gëzuar futbollistët, pasi Paul Pogba ka folur për largimin e tij.

Mesfushori francez ditë më parë dha një deklaratë ku tha se Solskjaer nuk është një trajner që vendoset kundër lojtarëve të tij, por edhe nëse ka kritika mund t’i lej jaahtë për ndonjë ndeshje dhe jo t’i bëj të ndjehen të përjashtuar.

Me këtë deklaruatë, Pogba e kishte me Mourinhon i cili thuajse gjithmonë kritikonte publikisht futbollistët e tij duke ia ulur moralin.

Ndërkohë trajneri portugez është pyetur nga mediat angleze për deklaratën e Paul Pogbas, derisa ai ka dhënë një përgjigje epike.

“Do të më pëlqente të thoja se nuk më intereson fare çfarë thotë Pogba. Nuk më intereson, as nuk më intereson fare”, është shprehur Mourinho.

Pogba dhe Mourinho sa ishin së bashku te United nuk kishin raporte të mira dhe francezi disa herë ka qenë shënjestër e kritikave të Mourinhos. /Telegrafi/

 

Exit mobile version