Site icon Telegrafi

Pogaçe në tigan: Një mënyrë interesante përgatitjeje

Pa furrë, bëni një pogaçe ose simite për sandviçë

Përbërësit:

▪ 250 ml ujë të vakët
▪ 1 luge sheqer
▪ 5 g maja të thatë
▪ 450 g miell të butë
▪ 1 luge kripe
▪ 4 lugë vaj

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin, majanë dhe sheqerin, më pas shtoni pak ujë të ngrohtë dhe ngjishni brumin. Vetëm më pas shtoni kripë, shtoni më shumë ujë dhe vazhdoni të ngjishni brumin derisa të përftoni një masë kompakte.

Zhvendoseni në një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe ngjisheni derisa brumi të zbutet. I jepni formën e topit, e ktheni në enë dhe e shtoni shumë pak vaj, më pas e lyeni në sipërfaqen e topit.

Mbylleni hermetikisht dhe lëreni të qëndrojë dhe të bymehet për rreth një orë e gjysmë.

Pas kësaj, shtrini brumin në një sipërfaqe të lyer me vaj dhe mbulojeni. Nxehni një tigan të lyer me vaj në zjarr mesatar, vendoseni brumin në të, e shtypeni lehtë me duar për ta shtrirë mbi tigan dhe mbulojeni.

Piqeni derisa pjesa e poshtme e bukës të marrë ngjyrë të artë, më pas kthejeni në një pjatë të lyer me vaj dhe e vendosen sërish në tigan që të piqet edhe nga fundi.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version