Në promovim mori pjesë dhe foli edhe oficeri për lidhje i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë, njofton RTK.
Organizatori i promovimit, kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujici, që është edhe botues i librit tha në hapje se me këtë libër është realizuar dëshira e Podrimës që poezitë e tij të botohen edhe në gjuhën malazeze, kurse promovimi në Beograd ka për qëllim të mbështes procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe të pajtimit të shqiptarëve e serbëve.
Oficeri për lidhje i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, tha se Podrimja si poet i madh e ka nda fatin e popullit të vet në të gjitha kohërat dhe shtoi se “ndihem krenarë që në mesin tonë kemi pasur njeriu që ka vu vlerat universale”. Sadiku vuri në dukje se promovimi po bëhet në një moment shumë të rëndësishëm të procesit të normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës ku kontaktet kulturore kanë rëndësi të jashtëzakonshme.
Shkrimtari, skenaristi dhe intelektuali i njohur i Beogradit, Filip David foli për miqësinë e tij me Ali Podrimën dhe nënvizoj se shumë gjëra të këqija që kanë ndodhur gjatë viteve të nëntëdhjeta kanë nisur në kulturë dhe nga shkrimtarët në ‘Francuska 7’ në Beograd, dhe kundër atyre të këqijave ka qenë edhe Ali Podrimja. Prandaj nga kjo e keqe që po vazhdon edhe sot mund të na nxjerr pikërisht kultura dhe ajo si ka vepruar Pordimja i cili nuk është pajtuar me krimin.
David tha se Podrimja ka qenë i njohur me poezitë e veta edhe në ish Jugosllavi dhe shpreson se një ditë do të kemi fatin që në serbisht t’i lexojmë të gjitha poezitë e t’ia që kanë vlerë të madhe, duke shtuar se vetë poezitë tregojnë për madhështinë e atij si poet dhe si njeri. Këtë konstatim Davidi i dokumentoi duke lexuar vargjet e Podrimës kushtuar të birit të tij, Lumit dhe Kosovës, por edhe vjershën “Vdekja e bukur” për të cilën tha se Aliu me këtë sikur e paralajmëron vdekjen e vet që ndodhi vitin e kaluar në Francë.
Prandaj, tha Davidi poezitë dhe emri i Podrimës le të jetë fillim i normalizimit të raporteve midis shqiptarëve e serbëve dhe Serbisë e Kosovës.
Profesori i shkencave politike, Predrag Simic, tha se jemi të ndryshëm, ka shumë gjak midis nesh, por jetojmë në një hapësirë ku kulturat janë të gërshetuara që ka rëndësi të veçantë. Ali Podrimja në ish Jugosllavi ka qenë poet i njohur dhe i çmuar, prandaj vargjet e tij mund të jenë sot shkas edhe për një bashkëpunim të ardhshëm kulturor.
Ndërkaq, Basri Çapriqi, kryetari i PEN Qendrës së Kosovës vuri në dukje se për momentin nuk ka bashkëpunim midis shkrimtarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe shprehu kënaqësinë që ky takim po nis me librin e Ali Podrimës si poet më i rëndësishëm jo vetëm shqiptar por edhe i mbarë rajonit. Ai pastaj foli për fazat e poezive të Podrimës duke u nisur në fillim nga modernizmi ekstrem i viteve të 70 ta që të kaloj në fazën e mbrojtjes së të drejtave të kombit të vet dhe të Kosovës në fund të viteve të 80-ta dhe 90-ta, për të shtuar se kurrë nuk është helmuar me urrejtje duke luftuar diçka të keqen.
“Ai ka pas guxim të mos i nënshtrohet gjuhës së urrejtjes në ato qaste dhe u takon poetëve të gjuhës dhe angazhimit human”, ka thënë Çapriqi.