Telegrafi

Poezia emocionuese e 88 vjeçares për Adem Jasharin (Video)

Një video është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shihet një 88 vjeçare duke recituar poezi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Video është incizuar nga një i afërm i saj në veturë. Ajo përmend luftën heroike të Adem Jashari dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së, por ajo që të bën të emocionohesh është kujtesa e saj për poezinë dhe emocionet që ajo shfaq gjatë recitimit.