Site icon Telegrafi

Poezia e ndjerë e babait të Ergit pas vdekjes së të birit

Motra e Ergi Dinit, këngëtarit që humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik, ka publikuar një status ku falënderon të gjithë për ngushëllimet.

Barbana Dini, e cila gjithashtu është këngëtare, është shprehur se për familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj tragjedie, ndërsa njofton se varrimi bëhet në Shkodër në orën 15:30.

Lexo po ashtu Aksidenti tragjik, miku i Ergi Dinit: Nëse vdes nga shpejtësia, mos më qani (Foto)

“Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim!Ju lajmëroj se varrimi bëhet në ora 15.30 në Shkodër”, shkruan këngëtarja. Edhe i ati i Ergit ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen, transmeton albeu.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali jone Ergi Dini. Varrimi bëhet ne ora 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruan i ati, Dashamiri.

ÇAST I KEQ

Vdekja më vështron me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.

Hëh!
Trendafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.

Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…

Lexo po ashtu Ergin Dini është vëllai i këngëtares shqiptare: Para disa ditësh vizituan Romën (Foto)
Exit mobile version