Site icon Telegrafi

Poezi prekëse e Halil Matoshit për Rebekën

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Rebeka Rexhepi. Rebeka e cila është vajza e kreatores Xheraldina Rexhepi, u përballë për dy vjet rresht me kancerin.  Në ditën kur Rebeka ndërroi jetë, shkrimtari Halil Matoshi thuri vargje për shembullin e nënës, Xheraldina Rexhepin dhe vajzës së saj, Rebeka.

Më poshtë mund ta lexoni poezinë e Matoshit:

“NANA dhe lufta e saj Titanike për BEBEN e saj

– ne vend ngushellimi per Xheraldina Maria-n –

E njoh nji grue – Nosit lasgushian – qe heq nga vetja copa mushknishe e melqie me e ushqye zogun e saj n’flat’rim…

Shkul veten – jep asaj – me e mbajte te gjalle, ne jete!

Qe s’fle me dite e nete te tana me i sjell pak gjume BEBES se saj!

Qe grith qiellin per me i sjell fresk BEBES kur ka zjarmi!

Hap flatrat dhe merr za nga tan zogjt e rruzullimit me ia kendu NINULLAT ma t’bukura e me ia ndjell gjumin…

E njoh nji NANE qe e bante dyfish ma vigane luften e BEBES se saj!

Me jetue!

E njoh nji NJERI qe asht shkri per NJERIUN: Xheraldina Maria, Xheraldina Rexhepi!

Dhe BEBA iku ne qiell dhe NOSITI ende heq e jep: FRYMEN E SAJ – qe kujtimi i BEBES me rrnue si sinonim i luftes titanike per jete!!!

Lamtumire REBEKA!

FORCE per NANEN!

Ajo tash te buzqeshe nga nalte Xheraldine, ajo tash – jam i bindun – ka me u kujdes per ty;

Ajo asht ENGJELLI Yt qe te rri prane; te jep buke e uje kur ke uri; te mbulon kur nerth; te ngushellon kur vuen; te shoqnon kur vetmon…

Ti nuk je vetem Xheraldina Maria.

E sheh nji qytet i tane jane me Ty – sepse BEBA ishte luftetarja e ketij qyteti – sinonim shembullor i luftes per jete!

BEBA asht perzie me ajrin dhe aromat e luleve ne Kosove!

BEBA po flen, mos e zgjoni!

Edhe ashtu tre te katertat e njerzimit ne cdo kohe jane ne gjumin final!

Dhembjen ndajme me Ty!

U prehte ne paqe REBEKA – Juve u mbulofte Hyu me hirin e bekimeve!

Sot duhet ba gajret!”. /Telegrafi/

Exit mobile version