Site icon Telegrafi

POEZI, 1928

Nga: Ernest Hemingway
Përktheu: Fadil Bajraj

Ata thonë se mori fund
Dhe se kanë nevojë për rregull
Jo për realitet
E për përkushtime
Se duhet të jemi plot dashamirësi ose rrugës që shpie nga ajo
Se vepra jonë duhet pasur cak,
Të udhëzuar moralisht, të mërzitshëm, të rrënjosur prej klasicizmit
Me të cilin më së shumti u morëm, nëse më kujtohet mirë
Me incest, dhunime dhe luftëra
E me tregime të ndotura
Im Ovid e James nga ia keni mësyer –
Por ne që vramë njerëz
Luftuam në luftëra të huaja vullnetarisht
Varrosëm shokët
Varrosëm baballarët tanë, pas vetëvrasjeve së tyre
Për shkaqe materiale
Edhe një arsye amerikane për t’i zëvendësuar kamat joefektive
Me Kolt, Smith, o Uesën
Që i dinim nënat tona për bushtra,
E flemë me gra në vende të ndryshme
E përjetuam kënaqësi të mëdha,
Patëm sëmundje ngjitëse,
U mjekuam, martuam edhe fëmijë kishim
Ne që pamë revolucione, kundërrevolucione dhe
Kundër-kundërrevolucione
Shumë sisteme qeveritare
Shumë njerëz të mirë të vrarë
Ne që ishim në Trojë
Në Flanders, në Pikardi dhe në Artoi gjersa
Luftohej atje
E pamë një armatë të mposhtur në Azinë e Vogël
E të flakur në det
Jetuam në shtete tjera, zotëruam gjuhën e tyre si tonën
E mishëroheshim me proverbat e tyre;
Ne kemi diç që s’mund t’na mirret me një artikull
E as t’na nulohet me pajtueshmërinë e kritikës së Profesorëve
Kritikët e kohës do ta kenë të qartë se vështirë është
Për ta pranuar eksperiencën.
Ata munden, e qartë është;
Ata vështirë zbulojnë diç që s’mund ta lexojnë në libra o në artikuj
Por nëse ne jemi të fundit e s’jemi të shpartalluar
Ne jemi të qëndrueshëm sepse i përballuam. Ne s’dorëzohemi lehtë.
Do të shkruajmë libra
Ata s’do t’i lexojnë
Por fëmijët e tyre do t’i lexojnë
Nëse kanë fëmijë

Berlin, 1929

Exit mobile version