Kompozitori dhe tekstshkruesi, Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular.
Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak i Pogradecit, shkruan Euronews.al
“Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën”, bëhet me dije nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza./euronewsalbania/