Poezi nga: Bob Kaufman
Përktheu: Fadil Bajraj
NGA NJЁ GROPЁ ESHTRASH
DUART E KRIJIMIT
FORMOJNЁ MENDJEN, DHE
MODELOJNЁ TRUPIN NЁ MЁ PAK SE NJЁ SEKONDЁ.
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
POETI I GOZHDUAR NЁ
KOCKЁN E BOTЁS
FUTET NЁPЁR DERЁ,
PЁR TЁ JETUAR DERI
SA TЁ VDES,
ÇFARЁDO QЁ NDODHЁ NDЁRMJET,
NЁ NATЁN E KUFOMAVE TЁ GJALLA, POETI MBETET I GJALLЁ,
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
POETI ECЁN NЁ TOKЁ
DHE VЁZHGON SFINKSIN
E HESHTUR TЁ NILIT.
POETI E DI SE DUHET TЁ
SHKRUAJЁ TЁ VЁRTETЁN,
BILE EDHE NЁSE VRITET PЁR TЁ, NGASE
SFINKSI NUK MUND TЁ MOHOHET,
SA HERЁ QЁ NJERIU E MOHON ATЁ,
NJERIU VDES.
POETI JETON NЁ
MES TЁ VDEKJES
DHE KЁRKON MISTERIN E
JETЁS, NJЁ REALITET I GURTЁ NЁ
MBRETЁRINЁ E SIMBOLEVE, FANTAZISЁ, DHE
METAFORЁS, PЁR ARSYE
QЁ JANЁ TЁ TIJA SE ÇFARЁ ЁSHTЁ E VЁRTETЁ
ЁSHTЁ GROPA E ESHTRAVE NGA VJEN
AI,
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
DIKU NJЁ BUDЁ RRINЁ NЁ
QETЁSI DHE MBAN
POETIN DHE BOTЁN
NЁ DUAR TЁ NDARA DHE E KUPTON SE
AI KA LINDUR PЁR TЁ
VDEKUR.
GJAKU I POETIT
DUHET TЁ RRJEDHЁ NЁ POEZINЁ E TIJ,
AQ SHUMЁ SA QЁ TЁ TJERЁT
KЁRKOJNЁ SHPJEGIM.
POETI PЁRGJIGJET SE
POEZIA NUK DUHET TЁ
SHPJEGOHET. AJO ЁSHTЁ AJO QЁ
ЁSHTЁ, REALITETI I POEZISЁ
NUK MUND TЁ MOHOHET,
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
POETI ЁSHTЁ I VETMUAR ME TЁ TJERЁT
TЁ NGJASHЁM ME TЁ. DHIMBJA ЁSHTЁ
LINDUR NЁ POETIN. AI DUHET TЁ JETOJЁ
ME TЁ. AJO ЁSHTЁ BURIMI I TIJ
I DЁLIRЁSISЁ, DUKE VUAJTUR
TRASHЁGIMINЁ E TIJ
POETI DUHET TЁ JETЁ
GUR.
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
KUR POETI PROTESTON
MBI VDEKJEN QЁ SHEH
PЁRRETH.
TЁ VDEKURIT E DUAN TЁ HESHTUR,
AI VDES NJASHTU SIÇ KA VDEKUR LORCA,
SADO QЁ LORCA MBIJETON NЁ
POEZINЁ E TIJ, TЁ ENDUR NЁ THELLЁSITЁ
E JETЁS. POETI I TRONDIT ATA
PЁRRETH VETES. AI FLET HAPTAS
MBI ATЁ QЁ AUTORITETET MENDOJNЁ
SE NUK BЁNЁ TЁ ZIHET NЁ GOJЁ, AI BЁHET
ARMIK I AUTORITETEVE. DERISA
POETI JETON, AUTORITETET
VDESIN. POEZIA E TIJ ЁSHTЁ E
PЁRGJITHMONSHMË.
KUR POETI VDES,
NJЁ GUR VIHET NЁ
VARRIN E TIJ, AI GUR ЁSHTЁ VETЁ AI,
NJЁ GROPЁ ESHTRASH,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER,
NЁ GROPЁN E ESHTRAVE
NJЁ QIELL YJESH, NJЁ PARAJSЁ
DIEJSH DHE HЁNASH, DHE NЁ MES
DIELLI MADHЁSHTOR,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
NJЁ MASKЁ E KRIJUAR NЁ GROPЁ
ЁSHTЁ IMAZHI I POETIT.
IMAZHI I POETIT
ЁSHTЁ NJЁ
SEKRET.
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.
KAM ECUR NЁ KЁTЁ BOTЁ
I MBULUAR ME NJЁ MANTEL VDEKJEJE.
KAM ECUR I VETЁM, SECILA PUTHJE
KA QENЁ PLAGЁ, SECILA BUZЁQESHJE
KЁRCЁNIM.
NJЁ DITЁ VDEKJA MA HOQI
PELERINЁN QЁ MЁ MBЁSHTILLTE,
E KAM KUPTUAR SE NЁPЁR ÇFARЁ KAM
KALUAR NЁ JETЁ. NUK I BIE PISHMAN,
KUR MA HOQЁN MANTELIN,
UNЁ ISHA NЁ GROPЁN E ESHTRAVE,
NJЁ PESHK ME SY
BRETKOCE,
KRIJESA ЁSHTЁ E PЁRKRYER.