Site icon Telegrafi

POETËT HALABAKA

Poezi nga: John Yamrus
Përktheu: Fadil Bajraj

këta poetë të vjetër halabaka
që shkruajnë poshtë e lart
“më pëlqeu poezia jote, a të
pëlqeu e imja?”
tingëllojnë
si dy nxënës
të klasës së tretë
që luajnë
kashelashë
pas shkolle
mbrapa kishës

Exit mobile version