Në Komunën e Podujevës është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Sakibe Zhushi.
Pensionimi i saj është përcjellë me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarë tjerë komunalë.
“Kryetari Bulliqi e falënderoi zyrtaren Zhushi për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin ndaj institucionit, kryetari i ndau një mirënjohje Zhushi dhe i uroi shëndet./Telegrafi/