Në Podujevë kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse Bradash-Dobratin.
Kështu ka njoftuar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi.
“Ky projekt po realizohet falë financimit të Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e investimit është mbi 220 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës 1.1 km”, ka theksuar ai.
Bulliqi ka uruar banorët e këtyre dy fshatrave për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor./Telegrafi/