Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistin e vitit, ku u ndanë çmimet për më të dalluarit për vitin 2024.
Bulliqi thotë se “ky aktivitet, tashmë tradicional në Komunën e Podujevës vlerëson punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve tanë”.
“Dua të përgëzoj të gjithë sportistët e nominuar, trajnerët dhe ekipet e tyre për rezultatet gjatë këtij viti. Përkushtimi dhe energjia e tyre janë frymëzuese dhe një shembull i shkëlqyer i unitetit, disiplinës dhe suksesit”, ka shkruar Bulliqi.
Tutje, ai shton se “si institucion, ne do të vazhdojmë të mbështesim sportin dhe të krijojmë hapësira që talentet e reja të zhvillohen e të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.
“Urime të gjithë fituesve dhe suksese të gjithë sportistëve në vitin 2025”./Telegrafi/