Nën organizimin Shoqatës së Bletarëve”Llapi”në Podujevë dhe me mbështetje të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u mbajt një punëtori me bletarët llapjanë, ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë, Lejla Shehu dhe ekspertë të kësaj lëmie nga Shqipëria.
Në Podujevë është mbajtur punëtori me bletarët llapjanë, e cila u organizua nga Shoqata e Bletarëve”Llapi”në Podujevë me mbështetje të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) të Komunës së Podujevës, te cilin e hapi Avni Fetahu, drejtor i DBPZHR.
Në këtë punëtori ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës Nexhmi Rudari dhe mysafirët nga Republika e Shqipërisë, Lejlja Shehu -kryetare e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Prof. dr. Pëllumb Aleksi nga Fakulteti i Bujqësisë në Tiranë.
Nënkryetari Rudari falënderoi mysafirët nga Republika e Shqipërisë për kontributin e tyre për bletarët llapjanë.
“Shpresojmë se përvojat e juaja në fushën e bletarisë dhe njohurit teorike që do të shpalosni do tu ndihmojnë bletarëve tanë në ngritjen e kultivimit të bletës. Ne e kemi vlerësuar rolin e bletarisë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e të ardhurave sidomos për pjesët rurale dhe i kemi dhënë prioritet në projektet tona duke subvencionuar dhe ndihmuar bletarët me pajisje teknike dhe shoqëri bletësh”, tha nënkryetari Rudari.
Ai më tej ka prezantuar statistikat duke thënë se “në vitin 2013 kemi ndarë 225 shoqëri bletësh, në vitin 2014 kemi ndarë 300 shoqëri bletësh, kurse për vitin 2015 kemi planifikuar të ndajmë 1000 shoqëri bletësh”.
“Qëllimi është që përmes projekteve tona të zbusim papunësinë sidomos në pjesët rurale dhe të krijojmë mundësin që shumë familje përmes kësaj veprimtarie të sigurojnë të ardhura plotësuese.
Ne edhe në të ardhmen kemi planifikuar fonde për përkrahje dhe mbështetje të bletarëve me shoqëri bletësh dhe mjete përcjellëse”, tha ai.
Nënkryetari Rudari tha se tha se numri i shoqërive të bletëve në Komunën e Podujevës ka shënuar rritje nga viti 2012 kur ishin 2100 shoqëri bletësh, në vitin 2014 janë evidentuar 4,470 shoqëri bletësh, kurse në vitin 2015 janë gjithsej 5,470 shoqëri. “Kjo është si rezultat i përkrahjes nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën tonë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha nënkryetari Rudari.
Kryetarja e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë, Lejla Shehu paraqiti të dhëna me rëndësi për fushën e Bletarisë në Republikën e Shqipërisë.
Debatin lidhur me temat me interes e hapi Raif Muqolli Kryetar i shoqatës së Bletarëve”Llapi” duk shpalosur sfidat me të cilat ballafaqohet Bletaria tek ne për t’ia dhënë fjalën më pas prof. dr. Pëllumb Aleksi nga Fakulteti i Bujqësisë në Tiranë, nga aspekti profesional foli edhe prof. dr. Pëllumb Aleksi nga Fakulteti i Bujqësisë në Tiranë. Pjesëmarrësit e tryezës vizituam edhe bletarin Ismajlit nga Turuçica, një fermer i përkushtuar në fushën e bletarisë. /Telegrafi/