KRU “Prishtian” ka bërë të ditur se për shkak të punimeve teknike do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 09:00- 16:00 për qytetin e Podujevës, fshatrat nga Albaniku deri në Podujevë dhe fshatrat nga Albaniku deri në Prishtinë.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e KRU “Prishtina”.
“Ju njoftojmë se më 24 shtator, e shtunë do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Albanik-Podujevë.
Me këtë rast, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 09:00- 16:00 për qytetin e Podujevës, fshatrat nga Albaniku deri në Podujevë dhe fshatrat nga Albaniku deri në Prishtinë.
Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës ujore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/